Administrimi i tokës dhe kadastrës së bashku me infrastrukturën e të dhënave hapësinore janë vlerësuar si fundamentale për një qeverisje të mirë, në konferencën e tetë regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturë të të Dhënave Hapësinore, me titull “Kadastra shumë qëllimore në procedurat e administrimit të tokës”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues nga vendet e regjionit.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani tha se Qeveria e Kosovës pos aspektit profesional, administrimit të tokës dhe kadastrës i ka dhënë edhe trajtim social, duke i kushtuar rëndësi të veçantë qytetarëve në përgjithësi, dhe kategorive të ndjeshme si grave, banorëve të zonave rurale, pakicave etnike në veçanti.
Agani shtoi se Kosova që nga shpallja e pavarësisë ka implementuar infrastrukturë moderne për administrimin e tokës. Sipas tij, praktikat e marra nga vendet tjera kanë ndikuar që të ketë një ngritje e kualitetit të administrimit të tokës, kadastrit dhe të dhënave hapësinore.
Kryeshefi i Agjencisë së Kadastrit të Kosovës Murat Meha tha se rrija rapide e vëllimit të të dhënave gjero-hapësinore, siç është sistemi i fuzionimit global, po ndikojnë në mënyrë se si shoqër itë e sotme po përdorin, shohin dhe ruajnë të dhënat gjeo-hapësinore.
Në këtë konferencë kanë folur edhe përfaqësuesit e vendeve të regjionit, të cilët kanë paraqitur rëndësinë e adminis trimit të tokës dhe kadastrit.
Përfaqësuesi i zyrës Qendrore për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Shqipëri, Ilirian Muho tha se në mënyrë që toka të administrohet më mirë, fillimisht duhet ta njohin atë, derisa ka paraqitur edhe hapat e parë të ndërtimit të kadastrit shumë qëllimor në Shqipëri.
Ndërsa, përfaqësuesi nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës Tomislav Tomiq theksoi se vendi i tij ka filluar tash e dhjet vjet me përdorimin e kadastrit shumë qëllimor.
Konferenca do të vazhdoj edhe nesër, me prezantimet e përfaqësuesve të vendeve tjera, si nga Mali i Zi, Maqe donia, Serbia, Kroacia, Sllovenia e vende tjera.
