Aeroplani mbetet pa kerozinë, aterron në auto-rrugë!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një aeroplan i vogël, i cili kishte mbetur pa kerozinë gjatë fluturimit, u detyrua të bëjë një aterrim emergjent në një auto-rrugë në Nju-Xhersi dhe ti shmangët automjeteve në lëvizje nën krahët e aeroplanit.
Aeroplani me një motor po barte pesë persona, në momentin kur piloti u detyrua të ndërmerr këtë manovër të rrallë.
Video-xhirimi u publikua nga policia dhe në të mund të shihet aeroplani duke aterruar në pjesën e gjelbëruar mes dy korsive të auto-rrugës, duke shmangur ma shkathtësi automjetet në rrugë.
Në këtë incident u lëndua një anëtar i ekuipazhit dhe rasti është duke u hetuar nga policia./21Media