Afganistan,sulmohet një konvoi i NATO-s, disa të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Disa civilë janë vrarë dhe plagosur, pasi që një sulmues vetëvrasës sulmoi sot një konvoi të forcave ndërkombëtare në afërsi të aeroportit të kryeqytetit afgan, Kabul, kanë deklaruar zyrtarët.
Një dëshmitar deklaroi se së paku pesë civilë janë vrarë dhe dhjetëra tjerë janë lënduar si pasojë e këtij sulmi, me ç’rast si rezultat i shpërthimit të fuqishëm është shkatërruar edhe një automjet ushtarak dhe disa automjete civile.
Konvoji i sulmuar po udhëtonte nga aeroporti i qytetit drejtë sheshit Masud, ku janë të vendosura Gjykata Supreme e Afganistanit, selia e NATO-s dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media