AGK reagon ndaj fyerjeve të kryetarit të Kamenicës Begzad Sinani

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sjelljes së kryetarit të Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ndaj ekipit të grupit “Koha”.
AGK e konsideron të papranueshme fyerjen që kryetari Sinani i ka bërë gazetarit Feim Azemi dhe kameramanit Xhengiz Maqedonci, të hënën gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Kamenicë.
“Fyerja dhe largimi nga salla, janë veprime të papranueshme dhe që kanë për tendencë shtypjen e fjalës së lirë. AGK ia rikujton kryetarit Sinani se Ligji e përcakton se mbledhjet e kuvendit komunal, duhet të jenë të hapura për medie”, thuhet në reagimin e AGK-së
AGK kërkon nga kryetari i Komunës së Kamenicës që të kërkojë falje publike dhe të mos i përsërisë veprimet e tilla në raport me gazetarët.