Ahmeti e Engel diskutojnë për krizën në Maqedoni

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka pritur në një takim Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel, me të cilin ka biseduar rreth krizës në Maqedoni, reformat që duhet bërë për forcimin e shtetit, marrëdhëniet ndëretnike dhe respektimin e marrëveshjes së Ohrit.
Me këtë rast, Ahmeti ka falënderuar mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Eliot Engel për kontributin e madh për çështjen shqiptare në Ballkan. Derisa, Engel quajti kreun e BDI-së Ali Ahmeti mik të vjetër dhe bashkëpunëtor në aktivitetet e përbashkëta në rajon si dhe theksoi që 27 vjet pa rreshtur ka punuar për çështjen shqiptare në Ballkan.
“Kryetari Ahmeti foli për krizën politike aktuale në vend dhe tha që liderët duhet ta tejkalojnë vetën dhe të mendojnë për shtetin. Reformat që nevojiten për ta bërë shtetin më të fuqishëm dhe institucionet më me integritet dhe më të besueshme tashmë janë pranuar nga të gjitha palët dhe duhet të zbatohet me konsensus shoqëror. Pjesë e agjendës së dakorduar midis liderëve gjithashtu janë edhe marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimi EuroAtlantik. Ndërsa kjo situatë që ka mbetur ako ma pa zgjidhur në lidhje me ndarjen e pushtetit midis dy partive politike maqedonase duhet të tejkalohet nga dy liderët maqedonas sa më shpejtë në interes të vendit dhe të qytetarëve”, thuhet në një njoftim të BDI-së.
Me tutje, në njoftim thuhet se Ahmeti foli edhe për rëndësinë e zgjidhjes së krizës në mënyrë që t’i rikthehen agjendës prioritare të vendit, atë të integrimit në NATO dhe në BE, ku për këtë kërkoi ndihmën e drejtpërdrejt dhe urgjente të autoriteteve amerikane që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-së dhe të fillon bisedimet për anëtarësim në BE.
“Procesi i suksesshëm integrues relakson marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe mundëson paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme bashkë me zhvillim ekonomik”, thuhet me tej në komunikatë.