Ahmeti – Hahn: Marrëveshja të zbatohet në tërësi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar takim pune me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjërim të Bashkimit Evropian, z. Johanes Han.
Kryetari Ahmeti dhe Komisioneri Han diskutuan rreth zbatueshmërisë së Marrëveshjes së 2 qershorit dhe të protokollit të 15 korrikut, sfidat me të cilat po ballafaqohet ky proces, por edhe me perspektivat e Brukselit për Maqedoninë.
Komisioneri Hahn vlerësoi lartë rolin e z. Ahmeti dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në negociatat e grupeve të punës për zbatim të marrëveshjes dhe theksoi që puna sa po ka filluar.
Kryetari Ahmeti theksoi që marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi gjer në pikë të fundit dhe liderët politik duhet ti qëndrojnë besnik fjalës së dhënë në Przhino.
z. Ahmeti gjithashtu parashtroi qëndrimet e BDIsë në lidhje me reformën zgjedhore dhe tha që BDI angazhohet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për t’ju mundësuar qytetarëve që në mënyrë të qetë dhe demokratike të zgjedhin më të mirët.
Procesi parapregaditor i zgjedhjeve nuk duhet të jetë në dëm të askujt, e aq më pak shqiptarëve si komuniteti i dytë shumicë në vend. Ne përkrahim krijimin e parakushteve administrative për teren të barabartë për të gjitha partitë që do të garojnë në zgjedhje.
Njëkohësisht, Kryetari Ahmeti theksoi nevojën imediate që të diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfqinjësore, reformat vendkre si dhe integrimin EuroAtlantik.