Aksident fatal,tre të vdekur,dy prej tyre fëmijë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tre persona kanë humbur jetën, prej të cilëve dy të mitur, kurse tre të tjerë janë rëndë të lënduar, në një aksident trafiku që ndodhi dje në mbrëmje në afërsi te fshatit Kollar të Kërçovës, në autostradën Kërçovë-Shkup.
Zëdhënësi i Policisë së Ohrit Stefan Dimovski, ka njoftuar se dy prej të lënduar janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ndërsa një tjetër është shtrirë për mjekim në spitalin e Ohrit/INA.
“Ekspertiza është bërë në vendngjarje, ndërkoh që shkaqet janë duke u përcaktuar”, është shprehur zoti Dimovski. Aksidenti ka ndodhur në orë 18.20, me c’rast janë përplasur dy makina, njëra makina me targa Struge, dhe tjetra me targa Kërcove.