Sot rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në hyrje të fshatit Komoran, ka ndodhur një aksident ku janë të lënduar 4 persona, prej tyre 2 me lëndime më të rënda.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës tha se të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor. Në aksidentin e sotshëm janë përfshirë 4 vetura dhe një biçikletë,transmeton Kosovapres.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe njësitit për mbikëqyrje të autostradave, ku po i kryen të gjitha procedurat në lidhje me kompletimin e rastit.


