Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën në hyrje të Vushtrrisë, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitu, duke thënë se asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.
“Aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai, për Klan Kosovën.
Veturat, njëra e markës Mercedes dhe tjetra Opel Vectra, u përplasën me njëra-tjetrën në mes të rrugës në hyrje të Vushtrrisë.
