Katër punëtorë që veprojnë në Pallatin e Drejtësisë kanë pësuar lëndime, nga një aksident në ashensorin e kësaj ndërtese. Aksidenti ndodhi pasi ata kishin mbërritur në katin e tretë pak sekonda pa u hapur dera ashensori ishte lëshuar teposhtë në mënyrë të ç’rregulluar.
Të aksidentuarit për momentin janë në emergjencë dhe janë duke kryer ekzaminimet mjekësore.
Ndryshe, Pallati i Drejtësisë ishte përuruar ditë më pare dhe në të ishin investuar rreth 30 milione euro nga Bashkimi Evropian./21 MEDIA/
Deklaratë e Dr. Emrush Pireva nga Qendra Emergjente.
