Aktorët që ranë në dashuri në sheshxhirim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vetëm sepse janë të famshëm nuk do të thotë aspak se nuk mund t’u lindin ndjenja për kolegët e tyre të punës!Më poshtë po ju sjellim disa prej çifteve më të famshme të cilët janë detyruar të “aktrojnë” me njëri tjetrin ndërkohë që shkëndijat e para midis tyre kishin lindur!
1. Brad Pitt dhe Angelina Jolie
Çifti më i famshëm s’kishte se si të mos ishte çiftit Brangelina apo jo? Shkëndijat e para midis tyre lindën gjatë xhirimit të filmit aksion “Mr. and Mrs. Smith”. Ata patën një tërheqje aq të fortë fizike midis tyre, saqë kjo më pas solli edhe divorcin midis Brad Pitt dhe Jennifer Aniston për tu lidhur me Angelina Jolie, të cilën, e ka ende partnere të tij dhe kanë bashkë 6 fëmijë.
2. Ben Afflecj dhe Jennifer Garner
Të gjithë e njohim çiftin Bennifer apo jo? Ata të dy u dashuruan menjëherë gjatë xhirimi të filmit ku ata ishin protagonistë, “Daredevil”. Pas filmit, ata patën një lidhje 10 vjeçare dhe kanë bashkë tre fëmijë. Së fundmi është raportuar se ata po kalojnë në proçesin e divorcit.
3. Ruan Reynolds dhe Blake Lively
Fakti që ai ra në dashuri më Blake Lively-n gjatë xhirimit të “ The Green Lantern” është ndoshta e vetmja gjë pozitive që ai përmend  rreth filmit duke qenë se në realitet, filmi ishte një dështim total. Ata u dashuruan me njëri tjetrin dhe sot, pas shumë vitesh, ata janë bashkë dhe janë bërë me një fëmijë.
4. Emma Stone dhe Andrew Garfield
Çifti simpatik u dashurua në sheshxhirimin e filmit “ The amazing Spider-Man” dhe janë prej shumë kohësh bashkë.
5. Freddie Prinze Jr. dhe Sarah Michelle Gellar
Ata të dy u njohën për herë të parë në sheshxhirimi e flimit “ I know what you did last summer “ në vitin 1997 dhe që aty, ata ranë në dashuri me njëri tjetrin. Ata u martuan në vitin 2002 dhe janë ende bashke. Kanë dy fëmijë bashkë.
6. Channing Tatum dhe Jenna Dewan-Tatum
Aktori seksi Channing Tatum gjeti dashurinë e tij të vërtetë gjatë xhirimit të filmit “Step Up” ku ai ra na dashuri me bashkë-protagonisten Jenna. Ata kanë bashkë që në vitin 2006 që pas mbarimit të xhirimeve të filmit dhe janë martuar në vitin 2009. Së fundmi, ata i uruan mirëseardhjen fëmijës së tyre të parë.
7. Johnny Depp dhe Amber heard
“ The Rum Diary” ishte filmi përgjegjës që e bëri Johnny Depp të dashurohej pas bukuroshes protagoniste edhe ajo në po të njëjtin film. Edhe pse me një diferencë të madhe moshe, ata të dy janë ende bashke edhe së fundmi raportohet se janë fejuar.