Senatori nga Australia Cory Bernardi me një akuza të rëndë kundër babait të Aylan Kurdit ka shokuar të gjithë publikun, e edhe kolegët nga partia e tij në pushtet.
Politikani destruktiv akuzoi njeriun i cili në tragjedinë në detin turk ka humbur të gjithë familjen se ka rrezikuar jetën e djemve dhe të bashkëshortes që në Perëndim t’i rregullojë dhëmbët e tij, transmeton AFP.
Rikujtojmë se fotografia me trupin e pajetë të Aylanit të vogël ka shokuar tërë botën, ndërkaq babai i tij kur erdhi t’i varrosë në qytetin e lindjes në Kobane tha se i janë vrarë edhe 11 anëtarë të familjes nga ISIS-i.
Ky rrëfim i tmerrshëm nuk e ka sensibilizuar aspak Bernardin i cili para parlamentit të Australisë ka dhënë leksione.
“Refugjatët sirianë janë oportunistë dhe tmerrësisht është hipokrite se si politikanët australianë përdorin fotografinë e Aylanit për të fituar publicitet dhe për t’i vendosur sirianët dhe irakianët në vendin tonë”, tha politikani konservator.
“Fakt është se kjo fotografi e tmerrshme nuk ka lidhje me ng jarjet në Siri dhe Irak. Djali dhe familja e tij kanë jetuar tri vjet në Turqi. Paratë që babai i tij ka paguar kontrabandistët i kanë ardhur nga Kanadaja. Dhe ai baba i hipi të gjithë familjen në anije vetëm që në perëndim të shkojë të dentist. Nuk kanë qenë në rrezik sepse në Turqi nuk ka luftë”, tha ai.
Pas kësaj deklarate të Bernardi kanë pasur deklaratat kundër tij. “Ai është turp I kësaj qeverie”, ka thënë laburisti Anthony Albanese.
