Aktori amerikan Al Paqino ka ndërprerë lidhjen me aktoren argjentinase Lusila Sola, pas katër vjetësh lidhjeje, transmeton sot tabloidi britanik “Sun”.
Paqino gjatë marrjes së çmimit në Emi në vitin 2010 e ka prezantuar publikisht të dashurën e tij Lusila e cila është 39 vjet më e re se ai.
Burime të afërta me çiftin kanë thënë se Paqino dhe aktorja kanë mbetur me marrëdhënie të mira por lidhja e tyre më nuk ekziston.
Tabloidi “Sun” shkruan se aktori 75 vjeqar është kthyer në rolin e “babait të brengosur”
Aktori nuk është martuar asnjëherë. E ka vajzën Julie Maria me mësuesen Jen Tarant dhe binjakët Anton dhe Olivia me ish-të dashurën Beverly di Angelo
