Konferenca e parë vjetore e CIMAM-it u zhvillua në vitin 1962 në Hagë. Që atëherë CIMAM ka organizuar 46 konferenca vjetore që janë mbajtur në mbi 30 qytete të ndryshme rreth globit
Albert Heta, drejtori artistik i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është ftuar të marrë pjesë në Konferencën Vjetore CIMAM 2015 që do të mbahet në Japoni nga data 7 deri më 9 nëntor 2015.
Konferenca Vjetore CIMAM 2015 “Sa global mund të jenë muzetë?” organizohet në bashkëpunim me Mori Art Museum.
CIMAM apo Komiteti Ndërkombëtar për Muzetë dhe Koleksionet e Artit Modern është një forum i rëndësishëm ndërkombëtar i karakterit profesional i krijuar për diskutimin e çështjeve teorike, etike dhe praktike në lidhje me mbledhjen dhe shfaqjen e artit modern dhe bashkëkohor.
Kontributi më i rëndësishëm i CIMAM bëhet nëpërmes Konferencës Vjetore të CIMAM, një mundësi për komunikim, bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, ndërmjet muzeve, profesionistëve të arteve pamore, artistëve dhe institucioneve të tjera që merren me artin modern dhe bashkëkohor. Qëllimi i konferencës është t’i paraprijë dhe diskutojë çështjet në raport me udhëheqjen dhe zhvillimin e muzeve të artit bashkëkohor dhe koleksioneve në gjithë botën. Delegatët e konferencës gjithashtu kanë mundësinë e privilegjuar të marrin pjesë në vizitat në muzetë më të rëndësishëm dhe qendrat e artit në qytetin mikpritës.
Konferenca e parë vjetore e CIMAM-it u zhvillua në vitin 1962 në Hagë. Që atëherë CIMAM ka organizuar 46 konferenca vjetore që janë mbajtur në mbi 30 qytete të ndryshme rreth globit.
