Alfa Romeo Giulia ishte 13 sekonda më e shpejtë se BMW M4 në pistën e Nurburgring.
Të mos harrojmë se kjo është një veturë me 4 dyer të cilën mund ta përdorni si veturë të zakonshme për të bërë pazar apo për ti dërguar fëmijët në shkollë.
Kjo Alfa ka 503kf dhe pistën e Nurburgring e kaloi për 7 minuta e 30 sekonda, kohë kjo rekord sa i përket kësaj kategorie veturash. Kjo kohë është më e mira pas Lamborghini Murcielago, transmeton Express.
Përveç përformancës, kjo veturë duke qenë një Alfa padyshim se është një veturë e bukur e cila tërheq vëmendje.
