Ambasada e Italisë e interesuar të rrisë lidhjet tregtare me Kosovën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ambasada e Italisë në Kosovë është e interesuar që të rrisë lidhjet tregtare në mes bizneseve italiane dhe atyre të Kosovës.
Ata sot, sollën kompani mjaft të mëdha italiane, të cilat prezantuan biznesin e tyre para përfaqësuesve të biznesit kosovar dhe atyre të Ministrisë së Tregtisë. Protagonistët e këtyre projekteve që po synojnë të rrisin investimet italiane në Kosovë dhe bashkëpunimin mes tregut te të dyja vendeve, vlerësuan se ka potencial të madh në këtë drejtim dhe bashkëpunime të tilla do të ishin në të mirën e të dy shteteve.
Zëvendës ambasadori i Italisë në Kosovë, Selvatore Marino priti sot në ambasadë kryetarin e Odës Ekomomike Safet Gërxhaliun dhe përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë, ku së bashku shikuan prezantimet e dy kompanive italiane të cilat janë të interesuara të bashkëpunojnë me ato kosovare.
Me këtë, ai tha se po shprehin interesimin e Ambasadës Italiane për rritjen e lidhjeve tregtare mes të dy vendeve.
Ndërmarrjet që u prezantuan ishin “Block Shaft group srl” dhe “Cida auto components srl”, biznese me përvojë shumëvjeçare dhe të shtrira në shumë vende ndërkombëtare.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se këto kompani dëshmojnë se fuqia ekonomike e Italisë ende nuk është shfrytëzuar sa duhet.
Sipas tij, kualiteti, dizajni dhe siguria e produkteve italiane duhet të jenë motivim në të ardhmen edhe për partnerët tjerë.
Gërxhaliu tha se kjo dëshmon që Ambasada Italiane dëshiron të kontribuojë jo vetëm në stabilitet politik e forcim të raporteve ekonomike në Kosovë, por edhe në stabilitet social e të krijimit të vendeve të punës.
E Besian Mustafa nga Ministria e Tregtisë tha se Italia mbetet një nga shtetet kryesore partnere edhe në zhvillimin e ekonomik të Kosovës edhe si pa rtner politik.
Në këtë prezantim u tha se interesimi i kompanive italiane nuk është që të jenë të pranishëm në Kosovë vetëm në formë të tregtisë klasike, por që janë të interesuar të avancojnë këtë formë të bashkëpunimit në forma më të avancuara, duke filluar me përfaqësim, me distribuim e edhe me bartjen e kompetencave për prodhim