Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka komentuar vizitën e Presidentes Jahjaga te Mbretëresha, Elizabetë. Sipas tij, shkuarja e Jahjagës në Pallatin Mbretëror, tregon për afërsinë e dy shteteve. “Një javë e mirë për marrëdhëniet e Kosovës me Britaninë e Madhe. Presidentja e Kosovës dhe Madhëria e saj Mbretëresha tregojnë se sa të afërta janë dy vendet tona”, ka shkruar O’Connel, në Twitter./21Media
