Ambasadori Hysa viziton të arrestuarit e rastit Kumanova

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ambasadori Hysa së bashku me këshilltarin Burim Qorri sërish ika vizituar të burgosurit e rastit të Kumanovës në tri burgjet.
Ambasadori Hysa së bashku me këshilltarin Burim Qorri sërish ika vizituar të burgosurit e rastit të Kumanovës në tri burgjet.
“Shutkë” të Shkupit:
– Fadil Elshani
– Hajrush Avdija
– Genci Sefa
– Lendrid Rustemi
– Rufki Dogani
– Mirsad Qerimi
– Lirim Krasnici
– Fatmir Reqica
– Esat Kafexholli
– Bajram Elshani
– Bekë (Naser) Bajra
– Betim Kabashi
Në Prilep:
– Andi (Muhamet) Krasniqi
– Demë Shehu
– Valdet Zekaj
dhe Manastir:
– Sami Ukshini
– Ardijan Bujari
– Shevqet Hallaqi
Ambasadori ka biseduar gjatë me të gjithë burgosurit duke u intersuar mbi gjendjën e tyre shendetësore, kushtet e burgut, vizitat, komunikimin e tyre me avokatë, mundësitë e ionformimit dhe të gjitha aspekte tjera të drejtave që ata i kanënë paraburgim.
Të arrestuarit tashmë dukshëm janë përmirësuar krahasuar me kohën e arrestimit dhe nuk kanë shenja të dukshme në fytyrat e tyre, si më parë. Ata kanë pohuar se nuk kanë pasur asnjë llojmaltertimi fizik apo tjetër që nga koha e ardhjës së tyre nëparaburgim.
Të gjithë kanë pohuar se keqtrajtimet fizike i kanë pasur gjatëdorëzimit, arrestimit dhe marrëjs në pyetje dhe asesi nëpërburgjet ku janë tani.
Të arrestuarit vizitohën rregullisht nga familjarët të cilët kanëdrejtë të ju sjellin ushqime e barna.
Ata poashtu janë në kontakte me avokatët e tyre me të cilëtpërgaditën se si ti qasen mbrojtjës. Sipas ligjeve në Maqedoniprokuroria e ngarkuar me lëndën përkatëse është e obliguar që tëngris aktakuzën në një kufi kohor prej 180 ditësh, që i bie nëkëtë rast diku në muajin shtator.
Të arrestuarit në “Shutkë” informohën edhe në gjuhën shqipe përmes gazetës ditore “Koha” si dhe radiove lokale ndërsa atye në Prilep dhe Manstir pritet t’iu dërgohën gazetat shqip, pas intervenimit të ambasadës. Ata poashtu kanë të drejt qasjeje në bibliotekën e burgut.
Të transferuarit në burgjet e Manastirit e Prilepit nuk kanë pasur asnjë lloj maltertimi fizik. Ata ankohën që tash janë më larg për vizita të familjarëve.
Ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë tërë kohën në kontakt me familjarët e të arrestuarve dhe i ka asistuar e ndihmuar ata në shumë mënyra. Ambasada është në kontakt të përhershëm edhe me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoni, drejtorinë e burgjeve dhe institucionet e tjera përkatëse që kanë të bëjnë me rastin.
Ambasada ka asistuar dhe kontaktuar Human Rights Watch e cila është marrë me këtë rast menjëherë pas ndodhive në Kumanovë, si dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar me seli në Gjenevë që i ka vizituar të arrestuarit në burg dhe poashtu ka qenë në kontakt me Ombduspersonin e Maqedonisë, Ixhet Mehmeti, raporton INA.