​Ambasadorja e re e Finlandës i dorëzoi kredencialet presidentes

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamӓki, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Jahjaga e falënderoi ambasadoren Huhtamӓki për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë institucioneve të Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit, fuqizimit të institucioneve dhe të demokracisë.
Ajo vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës dhe mbështetjen që ky vend i ka dhënë procesit të konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe perspektives së saj evropiane.
Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë Anne Huhtamӓki, shprehu vendosmërinë e vendit të saj për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë me interes të përbashkët, thuhet në komunikatën nga kabineti i presidentes.