Analistët Muharrem Nitaj e Artan Muhaxheri vlerësojnë se për mosthemelimin e Gjykatës Speciale faji kryesor bie mbi PDK-në.
Dështimi i votimit në Kuvend I ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale,ka vënë në një pozicion të ri të ardhmen e shtetit të Kosovës. Këtë dështim analistët e vlerësojnë përgjegjësi të PDK-së. Ata, theksojnë se janë pikërisht deputëtët e PDK-së ata të cilët e dështuan themelimin e Gjykatës Speciale,prandaj,sipas tyre përgjegjësia është e PDK-së dhe Hashim Thaçit I cili nuk arriti ti bindë deputetët e tij.
Muharrem Nitaj, analist, thotë se dështimi i votimit të ndryshimeve kushtetuese që hapin rrugën krijimin e Gjykatës Speciale i faturohet PDK-së, meq mbi dhjetë deputetë të kësaj partie nuk ei kanë votuar ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, PDK-ja ka përgjegjësi më të madhe se gjitha subjektet tjera në këtë process.“Dështimi i votimit të ndryshimeve kushtetuese para së gjithash i faturohet PDK-së. Kanë qenë diku 10-12 deputet të kësaj partie që nuk i kanë votuar amandamentet. PDK është njëri prej dy partnerëve të qeverisë së koalicionit që ka marrë obligime ndëkombëtare për kalimin e gjykatës. Ata kanë përgjegjësi më shumë se gjithë të tjerët. Opozita e ka lënë topin në duar të shumicës në mënyrë që ajo të dështojë siç edhe ka ndodhur. Nuk e di si do ta zgjidhin këtë nyje, por kjo i përket PDK-së”, është shprehur Nitaj për Botapress. Nitaj,vlerëson se tani procesi I votimit te ndryshimeve kushtetuese për specialen është komplikuar pas dështimit të parë dhe ka dyshime nëse do të gjendet ndonjë zgjidhje.
“Tash procesi është komplikuar dhe druaj se nuk do të gjendet një zgjidhje që nuk do të shkaktojë probleme. Ata kanë qenë të papërgatitur për të votuar. Do të duhej që ta kishin negociuar më shumë projektligjin për gjykatën dhe ta kishin siguruar edhe mbështetjen e opozitës. Tash të gjitha zgjidhjet janë më të komplikuara.Më nuk bisedohet nëse gjykata është peng i PDK-së ose i kujtdo tjetër. Tash të gjithë jemi peng të një procesi të dështuar”,tha për Botapress Nitaj.
Edhe analisti Artan Muhaxhiri, vlerëson se themelimi i Gjykatës Speciale është peng i PDK-së meqë mos votimi i deputëtëve të PDK-së e dështoi edhe votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. ”Themelimi I Gjykatës Speciale dështoi për shkak se zoti Thaçi nuk arriti ta sigurojë unitetin brenda të PDK-së dhe për shkak të 5 votave të cilat munguan e ishin deputettë e PDK-së që nuk votuan pro ndryshimeve kushtetuese që I hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale”, është shprehur për Botapress Muhaxhiri. Sipas tij, tani pas dështimit të votimit të ndryshimeve kushtetuese , presion më I madh është duke u ushtruar ndaj Hashim Thaçi I cili duhet të jap maksimumin për të siguruar votat e deputëtëve të PDK-së.
