Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) do të promovojë sot raportin “Vendosja e drejtësisë në zgjedhje”, që paraqet një analizë si pjesë e projektit të përkrahur nga Departamenti Federal për Punë të Jashtme (FDFA) të Zvicrës.
Gjashtë kapitujt e këtij raporti, sipas njoftimit të D4D, përfshijnë të dhëna për drejtësi në zgjedhje që janë ofruar nga institucionet menaxhuese të zgjedhjeve dhe institucionet e drejtësisë: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria Shtetërore, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.
Raporti gjithashtu përfshin rekomandime që janë hartuar në konsultim me përfaqësuesit e këtyre institucioneve, për avancimin e koordinimit institucional për drejtësi në zgjedhje, thuhet në njoftim.
Promovimi do të bëhet në sallën e konferencave Orion, në Prishtinë, me fillim në orën 09:30.
