Carlo Ancelotti është i kënaqur edhe më barazimin pa gola 0-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions.
“Rezultati i arritur ndaj Atleticos nuk është i keq, kurse në ndeshjen kthyese kemi besim dhe nëse luajmë sikurse që luajtëm në pjesën e parë atëherë mund të presim sukses”, tha Ancelotti.
Trajneri italian nuk hezitoi t’i jep komplimente kundërshtarit të vetë. “Të them drejtën Atletico është ndër ekipet më të fortë në këtë garë.
Ndërsa portieri i tyre pati paraqitje speciale”, ka shtuar Ancelotti.
