Anëtarët e bordeve të universiteteve – nga 1250 në 250 euro

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Anëtarët e bordeve të universiteteve publike, pas vendimit të sotëm do të paguhen nga 250 euro. Ata deri në këtë vendim jan ëpaguar deri në 1250 euro në muaj.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë një vendim i cili do të ketë ndikim goditës për xhepat e kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillave Drejtuese të të gjitha institucioneve publike të arsimit të lartë dhe instituteve kërkimore-shkencore publike, që financohen nga Buxheti i Kosovës.
Me këtë vendim për unifikim të pagave dhe shtesave të këtyre zyrtarëve, ata do të arrijnë të arkëtojnë vetëm nga 250 deri në 150 euro në muaj paga, varësisht nga pozicioni i tyre në institucion, dhe 30 deri në 25 euro mëditje për një mbledhje.
Ky vendim i nënshkruar sot nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, shfuqizon menjëherë të gjitha aktet juridike në fuqi të nxjerra nga organet e institucioneve publike të arsimit të lartë dhe instituteve kërkimore-shkencore publike, në të cilat është përcaktuar paga dhe shtesa e Kryetarit/Kryesuesit dhe anëtarëve të zgjedhur apo të emëruar në këshillat Drejtues të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe instituteve kërkimore-shkencore publike.