Apple i vjen në ndihmë Greqisë duke i dhënë shërbime falas, pasi ka aktivizuar shërbimin “iCloud” për të gjithë klientët e saj grekë për ruajtjen e materialeve në serverët e saj. Kjo vjen për të parandaluar ndërprerjen e shërbimit “iCloud” gjatë krizës fiskale dhe për t’u siguruar që të kenë akses tek materialet tyre.
Ky shërbim vjen falas për të gjithë konsumatorët e Apple, sepse nuk kanë mundësi që të paguajnë jashtë vendit pasi qeveria greke u ndaluar të gjithë qytetarëve dërgesat apo kryerjen e pagesave online. Në këtë mënyrë bëri të pamundur pagesën mujore për klientët grekë të shërbimit “iCloud” të Apple. Në njoftimin e Apple Store Hellas thuhet se është zgjatur plani i ruajtjes së të dhënave në “iCloud” për 30 ditë të tjera, pa asnjë kosto shtesë.
