Risitë përfshijnë një sërë ikonash të reja për çdo kategori virtuale, si një “Taco Bell”, makinë garash, një shishe shampanjë, madje edhe gishtin e mesit.
Pjesa më e madhe e këtyre simboleve do të vijnë nga versioni i fundit i “Unicode 8.0”, që u prezantua në qershor.
Nëse doni t’i përdorni që tani këto ikona të reja, ju duhet të regjistroheni në programin “Apple Developer” për të shkarkuar platformën “iOS 9.1”. Përndryshe duhet të prisni si gjithë të tjerët deri më 16 shtator, kur “Apple” do të lëshojë versionin e ri të “iOS 9” për të gjithë përdoruesit e pajisjeve “iOS”.
