Aprovohet kthimi i 58 familjeve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është mbajtur sot Bordi i dytë Drejtues për projektin RRK 4, ku mori pjesë edhe vetë ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic. Përveç ministrit Jevtic dhe përfaqësuesve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Bordin Drejtues morën pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu në largim i IOM-it, Jorge Baca, si dhe shefi i sapoemëruar i Misionit në Kosovë Znj. Tajma Kurt.
Në takim është miratuar kthimi i 58 familjeve me një total prej 302 anëtarëve në Komunën e Shtërpcës, Obiliqit, Klinës, Istogut dhe Pejës.
Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, në fillim të takimit falënderoi për punën dhe për raportet si me shkrim ashtu edhe me gojë, duke shtuar se projekti RRK 4 po shkon sipas planit, siç tregohet nga faktet dhe kjo është thelbësore. Informacionet të cilat vijnë nga përfituesit e projektit janë pozitive, dhe vetë përfituesit janë shumë të kënaqur.
Ministri Jevtic, gjithashtu shfrytëzoi rastin për të falënderuar shefin në largim të IOM-it për një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha programet dhe projektet dhe sigurisht për angazhimin personal që procesi të shkon ashtu siç ishte imagjinuar. Shefit të ri i uroi mirëseardhje duke dëshiruar të vazhdojë i njejti bashkëpunim i mirë ashtu siç ishte kur z. Baca ishte në kreun e IOM-it.
Kreu në largim i IOM-it, Jorge Baca, arriti në përfundimin se pas pesë vjet e gjysmë të misionit në Kosovë, ka pasur rezultate të mira dhe vuri në dukje se me ministrin Jevtic ka pasur bashkëpunim shumë të mirë. Ndërsa shefja e re tha se është e lumtur që ajo e gjen një ekuilibër të mirë në misionin e IOM-it në Kosovë dhe shprehu besim të sinqertë se bashkëpunimi i mirë me të gjitha palët e interesuara në këtë proces do të vazhdoj.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samir Selimi, gjatë seancës së bordit tha se ishte krenar për çdo gjë që është bërë deri më tani.
Ministri Jevtic, gjatë ditës ka pasur një takim të veçantë me shefin në largim si dhe me shefin e sapoemëruar të IOM-it në Kosovë, z. Jorge Baca dhe znj. Tajma Kurt.
Gjatë takimit ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit pa asnjë ndërprerje dhe theksoi se ai personalisht dhe ministria të cilën ai kryeson, është e dedikuar për zgjidhjen praktike të problemeve. IOM-i është konsideruar pjesë e familjes dhe ishte gjithmonë në lidhje me të gjitha sfidat. Është biseduar hapur dhe kjo qasje ka dhënë rezultate cilësore.
Shefi në largim si dhe shefi i sapoemëruar i IOM-it, janë pajtuar plotësisht me faktet e paraqitura nga ministri Jevtic duke theksuar se është apsolutisht në interes të të gjithëve bashkëpunimi i mirë dhe praktik.