Arktiku, prioriteti kryesor detar i Rusisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rusia do të forcoi forcat e veta detare në Arktik dhe Atlantik, si përgjigje ndaj aktiviteteve të NATO-s në kufijtë e Rusisë, ka njoftuar Kremlini.
Planet e Rusisë janë shpalosur në doktrinën e re detare të vendit, të bërë publike pikërisht në ditën e flotës detare.
Flota do të pajiset me anije të reja për thyerjen e akullit, për shkak se rajoni i Arktikut i siguron Rusisë qasje të pakufizuar në Atlantik dhe Paqësor, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin.
Doktrina e re bën thirrje për bashkëpunim të ngushtë me Kinën në Paqësor dhe me Indinë në Oqeanin Indian.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Flotës në Baltik, në të cilën i pranishëm ishte edhe Presidenti Vladimir Putin, Rogozin theksoi se dy prioritetet kryesore mbesin Arktiku dhe Atlantiku.
Rogozin, i cili po mbikëqyrë projektet e Rusisë në Arktik, deklaroi se situata në Krime dhe Sevastopol gjithë ashtu është një faktor, i cili ndikon në doktrinën e re të Rusisë.
Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në mars të vitit të kaluar, duke dëbuar nga bazat detare forcat ukrainase, veprim ky i cili u dënua nga bashkësia ndërkombëtare. Rogozin deklaroi se Rusia do të vendosë një prani detare edhe në Mesdhe dhe do të investojë në ekonomitë e Krimesë dhe Sevastopolit./21Media