Arrestohen 5 shqiptarë për terrorizëm në Itali

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pesë shqiptarë, katër italianë dhe një kanadez përfunduan në pranga në operacionin antiterrorizëm, zhvilluar në Itali.
Autoritetet italiane dhe ato shqiptare nisën në orët e para të ditës së sotme një operacion të gjerë të shtrirë në Milano, Bergamo, Grosseto dhe në qytetin e Lushnjës, në Shqipëri.
Lajmi njoftohet nga mediat italiane, të cilat bëjnë të ditura se operacioni i koduar shqip “Martesë”, synonte të godiste një grup ekstremistësh që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in.
“Huffington Post” shkruan se, operacioni “Martesë” është rezultat i një hetimi që ka nisur që në muajin tetor. Të arrestuarit janë pjesëtarët e një familje italiane, e konvertuar në besimin islam prej disa vitesh dhe një familje shqiptare, rezidente në Grosseto.
Lidhja e familjeve erdhi pas martesës së çiftit të ri shtatorin e kaluar, ndërsa mësohet se po organizonin një udhëtim për në Siri, për të luftuar krah xhihadistëve.