Arrestohet i dyshuari për vrasjen e turistëve çekë(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova.
20-vjeçari Sokol Fran Mjacaj, banues në Lotaj të Dukagjinit, u arrestua rreth orës 16 nga forcat e FNSH-së në Grudë të Re. Ai ishte fshehur në një godinë të braktisur.
I riu është liruar vetëm para një muaji nga burgu. Ka qenë i dënuar me 5 vjet heqje lirie, për vrasjen e një fëmije.
Autori i dyshuar i krimit makabër ndodhej në arrati dhe policia e cilësonte si person të rrezikshëm.
Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit. Policia e Shtetit ka shoqëruar me dhjetëra banorë të zonës ku ndodhi vrasja, për t’i marrë në pyetje. Grupi hetimor mendon se në vrasje kanë marrë pjesë më shumë se një person, por kjo mbetet ende për tu parë.