Liderët e Eurozonës kanë arritur marrëveshje dhe janë pajtuar se Greqia duhet ta marrë edhe një program të ri të ndihmës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti I Bashkimit evropian Donald Tusk në Twitter. Gjithçka gati për një program ndihme për Greqinë me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkroi Tusk duke iu referuar fondit të shpëtimit të eurozonës, i ashtuquajturi Mekanizmi Evropian i Stabilitetit./21Media
