Arturo Vidal, një hap larg Bayernit të Mynihut

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Arturo Vidal është vetëm një hap larg Bayernit të Mynihut. Gjatë orëve të fundit çështja e kilianit ka marrë një drejtim pa kthim pasi Juventusi duket se i është dorëzuar ofertës së bërë nga drejtuesit e klubit gjerman. Mesfushori ka rënë dakort me Matias Sammer për një kontratë nga e cila do të përfitojë 6.5 mln Euro në sezon, ndërsa Juventusi kërkon 45 milionë por vështirë se Bayerni mund të arrijë deri në këtë shifër, prandaj zgjidhja më e mundshme është ulja e pretendimeve të bardhezinjve deri në 35 milionë.
Largimi i Vidal nga Juventusi shihet si zgjidhja më e mirë e momentit për të mbajtur të paktën edhe një vit Paul Pogba. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv, Beppe Marotta dhe presidenti Agnelli duken të kënaqur me ofertën 35 milionë plus bonuset pasi vlera e kartonit të Vidal mund të shkojë në total deri në 40 milionë, ndërsa bisedimet janë favorizuar edhe nga fakti se dy klubet kanë marrëdhënie të shkëlqyera.