Policia e Shkodrës asgjësoi 860 bimë narkotike, të llojit kanabis sativa.
Bima narkotike ishte e mbjellë në disa parcela në vendin e quajtur Ferth, të fshatit Gomsiqe.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet Z.D., kryeplak i fshatit, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
