Një atentat me armë zjarri është kryer rreth orës 14:00 në rrugën “Hoxha Tahsin” në Tiranë.
Dy persona të armatosur në një motorr kanë qëlluar drejt një makine.
Nga infomacionet e para dyshohet të ketë një të vdekur megjithëse ende nuk është konfirmuar.
Pas ngjarjes atentatorët janë larguar me shpejtësi ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
