Aurela Gaçe kërkon ndihmë për këngën me Dr. Florin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe, përmes një postimi të publikuar sot në ‘Facebook’ ka kërkuar ndihmën e publiku për të përfunduar këngën që la përgjysmë me artistin e ndjerë Dr. Flori.
“Kërkoj ndihmën tuaj publik i dashur. Jam duke përfunduar një kënge të lëne përgjysmë nga Dr. FLORI. U nisem t’a bënim ketë kënge të dy, ai hodhi zërin e tij me vargjet qe i erdhën në moment. Kishte idenë e qartë se si do të futesha unë në këngë” shkruan ajo.
Duke shtuar: “Kete ide te tij po e cojmë deri në fund me ndihmën e vëllait te vete Alban Koëdit (grupi Produkt 28) dhe me @briz_m, pikërisht ne te njëjtën studio ku hodhi idene e tij. Tani kërkesa ime është te kemi në klip fansat e tij, ata që Duan këngët e tij, që donin vargjet e tij, që lotuan për ikjen e tij të parakohshme” përfundon këngëtarja Gaçe
Ndryshe, Florian Kondi, i njohur me emrin e artit si Dr. Flori, ish – pjestar i grupit “West Side Family” u nda nga jeta në fund të vitit 2014. Fansat e kujtojnë hitet që solli në tregun muzikor shqiptar, ndër to “Nëse mundesh”, “Tirona”, “E gjithë bota jemi dy”, “Në krahët e tu do jem”, etj. / 21MEDIA