Kjo këngë do të risjelle një klip ndryshe ku sipas Aurela Gaces, duke e njohur shpirtin e Dr Florit ka realizuar një klip ku fansat do të kenë mundësi që Dr Florin ta kenë pranë përsëri
Kënga ” Baba ne k’te skene “, që është realizuar me Aurela Gace dhe Dr Flori rivjen brenda një ore, transmeton Kultplus.
Për këtë këngë të risjellë ndryshe ka njoftuar vet Aurela Gace e cila ka shkruar “Edhe 1 ore… Po vjen kenga ” Baba ne k’te skene ” “BABA NE K’TE SKENE ” Nje kenge qe e nisem bashke, e perfunduam. Klipi u mbajt I thjeshte, ashtu sic Dr. FLORI mund t’a kerkonte. Duke e njohur shpirtin e tij, realizuam nje klip ku fansat do te kene mundesine t’a kene prane perseri. Sigurisht une kam edhe kenge tjeter qe do t’a perfundoj shpejt”, ka shkruar Gace në rrjeton social facebook.
