Kundërshtarët e anëtarësimit të Austrisë në Bashkimin Evropian (BE) kanë iniciuar një peticion për tërheqjen e vendit nga Unioni.
Qytetarët me të drejtë vote nga sot deri më 1 korrik do të mund të nënshkruajnë peticionin.
Peticionin e ka nisur Inge Rauscher, e cila edhe në vitin 2000 ka nisur peticionin të cilin në atë kohë e nënshkruan vetëm 3,35 përqind të votuesve. Rauscher nga hyrja e Austrisë në BE e kundërshton anëtarësimin e vendit të saj në Union.
Ajo në vitin 1994 ka mbledhur 3.392 nënshkrime për ngritjen e padisë kundër referendumit për anëtarësimin në BE.
Vitin e kaluar ka mbledhur 9.971 nënshkrime që është mjaftueshme për nisjen e peticionit aktual me kërkesën që parlamenti të sjellë vendimin për tërheqjen e Austrisë nga BE,transmeton (AA).
Të drejtën për të nënshkruar peticionin kanë rreth 6,4 milion votues të Austrisë.
