Dy ushtare turq kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me makinë bombe ndaj një autokolone ushtarake në jug-lindje të Turqisë.
Shpërthimi në orën e vona të së shtunës u regjistrua në qytetin e Lice, në Dijarbakir. Gjithçka ndodh pas bombardimeve të ushtrisë turke në kampet e separatistëve kurdë në Irakun veriore, të parat e këtij lloji që prej nisjes së procesit të paqes në vitin 2012. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin, por dyshimet kryesore bien mbi kurdët. Kjo për shkak se partia e punëtorëve të kurdistanit, PKK, kërcënoi se do të ndërpriste marrëveshjen 2-vjeçare të armëpushimit pas bombardimeve të së shtunës.
Në Turqi ka patur një valë trazirash që prej sulmit kamikaze të Surucit, të realizuar nga militantët e shtetit islamik, ku humbën jetën 32 persona, më së shumti studentë të cilët planifikonin të jepnin ndihmesën e tyre për rindërtimin e qytetit të Kobanit. E shtuna ishte dite protestash, por edhe përleshjes me policinë në dy qytete të mëdha, Ankara dhe Stamboll.
Shtetet e bashkuara i kanë bërë thirrje si qeverisë turke, ashtu edhe kurdëve që të vetëpërmbahen.
