(E plotësuar)Serbia pas 7 orë pritje në pikë-kalimin Mutivod, banorët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë, po lejohen të hynë në territorin e Serbisë.
Ata në orën 7:00 të mëngjesit ia kanë mësyrë Medvegjës për të votuar në zgjedhje lokale, por nuk janë lejuar nga polica serbe me arsyetimin se kanë probleme me sistemin e regjistrimit të të dhënave.
Pas disa orë pritjesh, qytetarët në shenjë proteste janë përplasur me policinë serbe, por kjo e fundit ka arritur t’i kthejë mbrapa në territorin e Kosovës. Ata janë vizituar nga përfaqësues të subjekteve politike në Luginën e Preshevës, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare kanë ndërhyrë në lirimin e rrugës.
=============
Serbia pas 7 ore lejon të hyjë një autobus
Pas shtatë orë pritje, një autobusë me qytetar që ka mësyrë Medvegjën për të votuar në zgjedhjet lokale, është lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë.
Autobusi qëndroi në pikë-kalimin e Serbisë, rreth 45 minuta, ku më pas u lejua të kaloi në territorin serb. Ndërkohë, nga ora 7:00 e mëngjesit autobusët dhe veturat që kishin mësyrë Medvegjën nuk janë lejuar të kalojnë në këtë pikë kalim me arsyetimin se ka probleme me sistemin e regjistrimit./kp/
