Avni Arifi:Letra e Zhbogarit dhe MTI

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Avni Arifi, i cili ditë më parë u zgjodh kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë, ka dhënë një version të tijin pë çfarë po ndodhë në Ministrinë e Transportit, e cila u bë temë pas një letre të Samuel Zhbogar për ministren Hykmete Bajrami
Ja postimi i plotë i Zitit Arifi
Kur u shpallën zgjedhjet e vitit 2007 gjashtë drejtor të MTI u bindën nga zyrtarë të AAK që të futen në listën zgjedhore të AAK për zgjedhjet parlamentare. Në atë amulli legale që ekzistonte, drejtorët nuk e dinin se pjesëmarrja në zgjedhje me automatizëm ua humbë postin në shërbimin civil të Kosovës por me të drejtë rikandidimi. Tek pas certifikimit të kandidatëve në KQZ një rregullore nga PSSP apo MSHP (nuk më kujtohet) ua qartësoj këtyre drejtorëve se vendet e tyre janë të shkuar dhe ata mundë të “konkurronin prapë”. Kur pas zgjedhjeve të 2007 këtë ministri e morri LDK (Lutfi Zharku) këto poste shpejt u plotësuan jo me ish drejtorët që rikandiduan por me zyrtarë lokal të LDK nga zona e Ministrit. U punësuan në Agjencionin për Promovim të Investimeve njerëz që përveç gjuhës Serbe të nivelit “ndërtimtarë” asnjë gjuhë apo kualifikim profesional nuk kishin. Shkuarja e Lutfiut të LDK-së së Kaçanikut dhe ardhja e Mimozës së AKR-së së Gjakovës nënkuptoj me automatizëm edhe shkuarjen e Kaçanikasve nëpër shpija dhe ardhje e Gjakovarëve ekskluzivisht AKR në MTI. Kriter nuk ishte Gjakovarë me çdo kusht por të ishte AKR nga Gjakova duhej gjithsesi e bile ilake e Ministres edhe ma mirë. Dorën në zemër ilaket kishin kualifikime më të mira profesionale.
Tash pas rirotacionit AKR-LDK ka filluar episodi tjetër. Ministrja e ” sakrificës historike” znj. Hykmete Bajrami e LDK-së duke marrë parasysh se drejton të vetmen ministri që nuk trashëgohet nga PDK pra me më pak shërbyes civil nga PDK po ndihet se i ka duart e lira për ta shti sharrën me temel në këtë ministri. Ka spastruar MTI nga ilaket e AKR–së dhe po e shndërron ministrinë në degë të LDK sepse është e vetmja ministri ku LDK lejohet nga PDK të largoj shërbyes civil, dhe sado kudo të i zbusë kërkesat e shumta partiake për punësim militantësh. A thua çfarë detyrohet të bëjë Ministri i ardhshëm kur të vjen nëse ai/ajo nuk është nga LDK? Të mbajë njerëzit e Hykmetes? Harroje, përveç nëse është i marrë! Dhe parodia do të vazhdojë
Reagimi i Zhbogarit është reagim që do të duhej të bënte Kryeministri i Kosovës, institucionet e (pa)varura të shtetit sovran dhe partnerët e koalicionit elefantësh. Fatkeqësisht, ky vend ka mbet pa zot shpie por me Kryeministra partish ku akomodimi i militantëve partiak shkon mbi çdo interes shtetëror. E sa i përket letrës së Ministres ndaj Zhbogarit ishte e po atij nivelit kur i piskatke ish-Kryeministrit Thaçi me njëfarë vakti. Letër arrogante në shërbim të sentimentit të mjerë anti ndërkombëtar që fatmirësisht është ende i vogël në Kosovë