Bajram Kupa: Djali im vrau Argëtim Asanin, e morri hakun e Uranit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Bajram Kupa nga Veleshta ka pranuar se djali i tij Avdulla Kupa ka vrarë Argëtim Asanin në Strugë, për të nxjerrë hak për djalin e tyre që ishte zhdukur dhe u gjet i vrarë disa muaj më parë në periferi të Strugës.
Bajram Kupa në deklaratën e tij për “Strugalajm” ka theksuar se djali i tij Avdulla.K është përfshirë në këtë incident. Ai informoi se djali i tij rastësisht është ballafaquar me personin në fjalë, i cili në një moment ka vënë dorën në brez gjë që ka provokuar reagimin e shpejtë të djalit të tij.
”Personi në fjalë dhe dy persona të tjerë për ne si familje janë fajtorët kryesor në kidnapimin dhe vrasjen e djalit tonë Uran Kupa. Ne e kemi ditur prej kohësh që ai është personi përgjegjës për rastin e Uranit dhe në këtë rast Avdullai mori hakun e të vëllait” përfundon Bajram Kupa, raporton INAonline.
Ndërkohë edhe zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski është shprehur se është thirrur në bisedë informative dhe në rast se ka prova që e involvojnë në incidentin e sotëm i njëjti edhe do të ndalohet.
Ndryshe Uran Kupa ishte raportuar si i zhdukur nga 6 shkurt, dhe automjeti i tij u gjet disa ditë pas zhdukjes në Dibër, dhe trupi i vdekur i tij u gjet me 18 Mars të këtij viti në fshatin Drasllajcë të Strugës.