Pakoja e re fiskale me ndryshime nuk do të hyjë në fuqi me 1 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria. Në këto ndryshime përfshihet edhe premtimi për ulje të TVSH-së, për produktet esenciale për shtresat sociale nga 16 për qind në 8 për qind, pra në produktet si buka, uji, vaji, kripa, sheqeri etj.

Këtë lajm e bëri të ditur sot ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, gjatë fjalimit të saj në Expoforumin e organizuar nga Ministria e Diasporës.
Ajo nuk tregoi se kur këto ndryshime ligjore do të hyjnë në fuqi, vetëm tha se pret q kjo të ndodhë “shumë shpejt”.
“Kur pakoja e re të hyjë në fuqi… që ne kemi pritur që të hyjë në fuqi nga 1 korriku, pos siç duket për shkak të angazhimeve të parlamentit në fu sha të tjera kjo do të jetë e pamundshme të hyjë në korrik. Por, shumë shpejtë do të hyjë”, tha Bajrami.