Baku i gatshëm për Lojërat Evropiane 2015

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku nga 12 deri 28 qershor do të mbahen Lojërat e para Evropiane “Baku 2015”.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev ka vendosur, që atletët Azerbajxhanit të cilët fitojnë medalje në këto gara, do të shpërblehen me para. Kështu, atletët e këtij shteti që fitojnë vendet e para do të shpërblehen me rreth 95 mijë dollarë, ndërsa edhe trajnerët e tyre do të shpërblehen financiarisht.
Në Lojërat Europiane do të marrin pjesë më shumë se gjashtë mijë atletë nga 49 vende të cilët do të konkurrojnë në 20 kategori. Është ndërtuar e gjithë infrastruktura e nevojshme, stadiumet janë modernizuar, kështu që Baku është i gatshëm për të mirëpritur atletët në këtë garë prestigjioze. Hapja solemne e lojërave do të mbahet më 12 qershor, ndërsa ceremonia e hapjes do të udhëhiqet nga skenaristi grek, Dimitris Papaioannou i cili ka punuar edhe në skenografinë gjatë Olimpiadës së Verës 2004 në Athinë. Ceremonia e mbylljes do të mbahet më 28 qershor në stadiumin Kombëtar,raporton (AA).
Në dhjetor 2012, në Asamblenë e 41-të të Komitetit të Përgjithshëm Olimpik Evropian në Romë, u vendos për mbajtjen e Lojërave të para Evropiane.