Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka thënë se është ndjerë “i shokuar”, pas veprimeve të fundit të policisë hungareze, ndaj refugjatëve. Ban ka thënë se një veprim i tillë ndaj azilkërkuesve është i “papranueshëm”. Me qindra refugjatë janë përfshirë në përleshjet me forcat policore, në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë. Hungaria, e cila ka përdorur dhunën dhe gaz lotsjellës ndaj refugjatëve, ka raportuar se 20 policë të saj janë lënduar. Së paku dy refugjatë janë lënduar konfirmon policia e Hungarisë dhe Serbisë./21Media
