BANKA BOTËRORE I JEP SHQIPËRISË EDHE 265.9 MILIONË EURO

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore aprovoi dy projekte për Shqipërinë me një shumë totale prej 265.9 milionë eurosh.
Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike prej 200 milionë eurosh dhe projekti për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore bazuar në rezultate prej 65.9 milionë eurosh.
Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike, në mbështetje të një huaje komerciale, është e dyta në serinë e projekteve që financojnë politika programatike të zhvillimit. Sipas një njoftimit të Bankës Botërore, ky projekt mbështet forcimin e menaxhimit të financave publike për të trajtuar çështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e pensioneve dhe energjisë me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale.