Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas komenteve të Edi Ramës,ja postimi i plotë i tij.
‘Mirënjohje të thellë për qindra mijëra qytetarë që megjithë dhunimin e standarteve zgjedhore nga qeveria sic e thanë troc edhe vëzhguesit nderkombëtarë si blerja e votes, kandidimi i personave me rekorde kriminale, presionet mbi administratën dhe kërcënimi i votuesve, na besuan me votën e tyre dhe votuan për Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë. Kryeministri i vendit në vend të cicërimit kundër opozitës duhet të reflektojë urgjentisht për rifutjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për pasojat e rënda që kjo ka për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj’.
