Basha nuk e uron Veliajn, akuzon të majtën për blerje votash

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dal pasditen e sotme në një konferencë për shtyp ku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Ndryshe nga kandidati Halim Kosova i cili pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin e tij Erjon Veliaj, Lulzim Basha nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim.
Megjithëse e djathta ka humbur jo vetëm Tiranën, por edhe shumicën e bashkive të tjera Basha është shprehur i mendimit se PD është ringritur nga këto zgjedhje, dhe se e majta është ajo që ka humbur në këto zgjedhje, pasi ka pasur një braktisje të votuesve me 250 mijë vota.
Basha tha më tej se PD me aleatët ka arritur mbështetjen popullore, anembanë vendit duke arritur fitore në disa bashki që më parë ishin klasifikuar si të majta, çka tregon për braktisje dhe zhgënjim të popullit ndaj së majtës.
Basha tha se pavarësisht rezultatit kandidatët tanë dhanë mesazh të madh shprese dhe falënderimi për qytetarët.
Basha tha se PD pajtohet me kritikat e vëzhguesve ndërkombëtar ë, për parregullsi në zgjedhje, që nga kandidatët e inkriminuar e deri të blerjet e votave apo presioni ndaj administratës për të votuar kandidatët e tyre.