Basha: Rama-Meta i fituan zgjedhjet me banda

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i opozitës Lulzim Basha ndërsa foli për zgjedhjet i konsideroi ato pa standarde dhe jo të lira e të ndershme.
Basha akuzoi dyshen Rama –Meta se kandiduan në zgjedhje persona të inkriminuar dhe renditi një sërë shkeljesh sipas tij të konstatuara në këto zgjedhje.
Ai tha se në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin si ajo e Shullazit, banda e Lul Berishës në Durrës e shumë të tjera.
Po ashtu Basha tha se edhe i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku u përfshi në fushatë pro Ramës në Pukë dhe si shpërblim mori të drejtën për t’u larguar jashtë vendit pak ditë para se të dënohej.
Duke denoncuar manipulimet sipas Bashës gjatë procesit zgjedhor, ai tha se të dhënat e sistemit TIMS vazhdojnë të manipulohen në mënyrë që të mbulohen lëvizjet e bëra për zgjedhjet nga emigrantët dhe se në të gj ithë vendin ka qindra dëshmi të qytetarëve që pohojnë se shitën votën në këmbim të shpërblimit.
Kreu i PD tha se kjo forcë politike po përpilon një raport për zgjedhjet, ndërsa theksoi se do të analizohet i gjithë procesi nga fushata e deri tek zgjedhjet, për të evidentuar problematikat.