Bashota: Klina shembull për klimën e mirë ndërfetare dhe ndëretnike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komunën e Klinës, sot e ka vizituar Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni. Ata janë pritur nga kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota i cili ka falënderuar Hysenin dhe Maxhunin për vizitën në ketë komunë.
Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri të Bashkësive ( KKSB), kryetari i Komunës së Klinës, Bashota, ka njoftuar se në ketë komunë jetojnë të gjitha komunitetet dhe se harmonia, sidomos ajo fetare, është shembull i mirë. “ Klina është shembull për marrëdhënie të mira ndërfetare, nuk e kemi pasur as edhe një problem të vogël të kësaj natyre. Kjo është dëshmuar me se miri me organizimin e lojërave sportive në futboll për festat fetare të besimtarëve myslimanë dhe katolikë ku bashkërisht kanë festuar të dy konfeksionet”, pohoi Bashota sipas të cilit edhe marrëdhëniet ndëretnike janë të mira dhe ka lëvizje të lirë të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.
Ai përmendi disa raste të sulmit ndaj pronave serbe nga disa individ të cilët tashme janë duke u përballur me drejtësinë. “Komuniteti serb ndihët me i sigurt pas zbardhjes së këtyre rasteve”, tha kryetari Bashota. Sipas tij, në 17 fshatra ka serb të kthyer dhe të komuniteteve tjera, romë, ashkali dhe egjiptas të cilët jetojnë mirë edhe me fqinjët e tyre në fshatrat e përziera multietnike. Ai përmendi shqetësimin se shtëpitë e serbëve që janë ndërtuar po lihen të zbrazëta dhe ato janë cak i sulmuesve për përfitime personale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni, ka lavdëruar Stacionin e Policisë në Klinë për punën që ka kryer sidomos në zbardhjen e rasteve të fundit. “ Klina njihet si komunë e qetë dhe nuk ka ndonjë problematik të veçantë. Kanë ndodhur disa incidente të vogla dhe ka pasur tendenca që ato të vlerësohen me karakter etnik. Por, rastet e tilla, nuk kanë pasur karakter etnik, por janë bërë thjesht për përfitime personale dhe financiare.