Basketboll: A po dështon Kupa e Mbretit?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Reprezentacioni i Kosovës në Basketboll, ka marrë ftesë për pjesëmarrje në turneun Kupa e Mbretit, në Jordani, që organizohet nga mbreti Abdullahu i Dytë. Turneu parashihet që të mbahet në fund të muajit gusht dhe sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, turneu mundet edhe të deshtoj, pasi shumica e shteteve nuk iu janë përgjigjur ftesës, por gjithçka do të zyrtarizohet në fund të javës. Selektori Arben Krasniqi për këtë turne, ka dorëzuar listën prej 23 lojtarëve dhe menjëherë pas konfirmimit për mbajtje të turneut do fillojë grumbullimi i reprezentacionit./ 21 Media