Basketboll(U20): Portugalia mposht Kosovën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Reprezentacioni i Kosovës i grupmoshës U20 është mposhtur nga Portugalia me rezultat 65:50, në Szekesfehervar të Hungarisë në ndeshjen e parë të tyre në Grupin B të divizionin B në Kampionatin Evropian.
Basketbollistët kosovarë ishin vazhdimisht në disavantazh dhe ndonëse në periudha të caktuara u afruan në rezultat, prapë nuk arritën që t’u rezistojnë portugezëve.
Samir Zekuqi ishte basketbollisti më efikas në ekipin e Kosovës me 14 pikë, e pesë asistime.
Kurse, pikë dyshifrore realizuan edhe Leonard Mekaj me 11 pikë e gjashtë asistime dhe 12 pikë e tetë asistime. Përveç Kosovës dhe Portugalisë, në grupin B bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Mali i Zi.